image Vitia tregon se pse u vendos që numri i parafundit të përcaktonte kohën e qarkullimit

Kosovë

Shëndetësi/ Vitia tregon se pse u vendos që numri i parafundit të përcaktonte kohën e qarkullimit

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se masat për kufizimin e lëvizjes deri në një orë e gjysmë u vendosen pas paralajmërimeve që situata po rrezikon të dalë jashtë kontrollit, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të këtij alarmi, Vitia thotë se nuk kanë pasur as kohë të bisedojnë me kryetarët e Komunave të Kosovës.

“Të dielën në mbrëmje kemi marrë paralajmërime që situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit, kështu që me shpresën se jemi ende në fazën fillestare u desh të merren masa, gjithnjë në konsultim me ekspertët e shumtë. Të dielën u vërtetua se kishim të drejtë me këto masa, pasi dolën 79 raste të reja. Para vendosjes së këtyre masave nuk ka pasur mundësi teknike dhe kohore që të flitet me të gjithë. Kanë pasur të drejtë në reagimin e tyre, por teknikisht nuk kam pasur mundësi. Çdo vonesë, edhe njëditor, do të mund të ishte tepër vonë”, ka thënë Vitia.

Sipas tij, numri i parafundit i numrit personal e bën ndarjen e saktë, për t’u mundësuar qarkullimin 90 minutësh 40 mijë deri në 45 mijë personave përnjëherë.

“Numri i parafundit e bën saktë ndarjen e numrit të qytetarëve nëpër regjione, pasi shumëkush ka pyetur pse jo numri i fundit. Sipas statistikave, i bie që 40 deri në 45 mijë qytetarë në gjithë territorin e Kosovës të jenë jashtë, që në aspektin epidemiologjik dhe të sigurisë është menaxhueshme”, ka thënë Vitia./Gazeta Sinjali/