Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Kosova është duke pasur problem me resurset humane, me theks të veçantë në numrin e vogël të infektologëve dhe epidemiologëve.
“Problemin e kemi te resurset humane. Numri i epidemiologëve dhe infektologëve nuk është në numrin e duhur, prandaj ka filluar edhe trajnimi i teknikëve të tjerë për të rritur numrin e testimeve. Këto grupet e reja do të shkojnë edhe në qendrat e tjera ku do të marrin mostra”, ka thënë Vitia ai në KTV.
Ai sërish u ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, duke thënë se ata janë aleati kryesor i mjekëve në luftën ndaj koronavirusit.
Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 126, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar se dhjetë persona janë shëruar./Gazeta Sinjali