Ministri i Shëndëtësisë, Arben Vitia dhe ai i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se 24 mijë dozat e para të vaksinës për COVID-19 kanë qenë donacion dhe se presin kontingjentin e dytë me 76 mijë doza të tjera në fund të prillit apo në fillim të majit.
“Presim kontingjentin tjetër nga 76 mijë doza, në fund të prillit apo në fillim të maji, siç na është konfirmuar”, tha ai duke shtuar se për datën e saktë do të njofton më vonë.
Vitia ka thënë se qeveria ka ndarë mjaftueshëm buxhet për blerje të vaksinave porse sipas tij procesi ka ngecur te kompanitë prodhuese me të cilat është dashur të negociohet më herët.
“Qeveria ka ndarë mjaftueshëm buxhet për blerjen e vaksinave, por ky nuk është proces i thjeshtë pasi duhet të negociohet me kompanitë prodhuese që kanë disa kritere në këtë proces duke filluar që është dashtë të kontaktohet shumë më herët. Tani jemi në kontakt, kemi intensifikuar përpjekjet e bisedimeve me ta dhe së shpejti mund të kemi lajme të mira me disa nga këto kompani që do të na mundësojnë të blejmë vaksina”, tha ai./Gazeta Sinjali/