image Vitia: Pesë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Kosovë

Shëndetësi/ Vitia: Pesë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Pesë persona me koronavirus nga ata që po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për media, derisa shtoi se në mesin e të infektuarve me koronavirus, 31 persona janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabile.

“Deri më tani janë kryer 1 mijë e 37 testime me mostra të dyshimta. Janë 91 raste të konfirmuara, 1 i vdekur dhe 1 i shëruar. 36 pacientë po trajtohen për COVID-19, 31 prej tyre janë në gjendje stabile, 5 të tjerë janë në gjendje shëndetësore më të rënduar dhe janë në oksigjeno-terapi”, ka theksuar Vitia”, ka thënë Vitia. /Gazeta Sinjali/