image Vitia për mediumin zviceran: Gabuam që u hapëm në verë, llogaritëm se mërgimtarët janë vaksinuar

Shëndetësi

Vitia për mediumin zviceran: Gabuam që u hapëm në verë, llogaritëm se mërgimtarët janë vaksinuar

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka pranuar se vendimi për lirimin e masave gjatë sezonit të verës ishte gabim.

Në një intervistë të dhënë për mediumin zviceran “SonntagZeitung” ka thënë se hapja u bë për shkak të situatës së vështirë ekonomike.

“Fatkeqësisht, doli të jetë e gabuar. Hapja u vendosur gjithashtu për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Masat shtrënguese janë gjithashtu të nevojshme për ata që nuk janë vaksinuar”, tha ai.

Vitia shtoi po ashtu se në fund të fundit, mënyra e vetme për të luftuar pandeminë është përmes vaksinimit.

Andaj, ai u shpreh optimist se yjet shqiptare të futbollit në Zvicër do të mund të bindin mërgimtarët kosovarë që të vaksinohen.

“Do të isha i lumtur që lojtarët të përfshihen në një fushatë vaksinimi”, tha Vitia./Gazeta Sinjali/