image Vitia nga Deçani: Situata është e qetë dhe nën kontroll

Shëndetësi

Vitia nga Deçani: Situata është e qetë dhe nën kontroll

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar edhe sot Deçanin, përkatësisht QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj”, ku po trajtohen pacientë të shumtë pas dyshimit se janë helmuar nga uji, raporton Gazeta Sinjali.

Vitia tha se situata është plotësisht nën kontroll dhe e qetë për momentin.

“Ne qëndrojmë pranë drejtorit dhe qytetarëve të Deçanit dhe stafit shëndetësor, qoftë me nevoja të cilat i kanë qytetarët, qoftë edhe me probleme sa i përket resurseve humane, ka ekip të jashtëzakonshëm të stafit shëndetësor”, tha ai.

Tutje Vitia ritheksoi se një pjesë e mostrave do të dalin jashtë vendit dhe në momentin që dalin rezultatet, do të publikohen.

Ashtu siç kemi thënë, një pjesë e rezultateve kanë dalë, pjesë të tjera po pritet sepse duan kohë për mbjelljen e kulturave bakteriale. Në momentin që i kemi gati, do të informojmë të gjithë qytetarët”, u shpreh ai. /GazetaSinjali/