Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dërguar një letër falënderimi ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, për përpjekjet e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Ndërkaq, ministri në detyrë Vitia, përmes Facebookut, ka thënë se ky falënderim nga SHBA-ja është për të gjithë punëtorët shëndetësor që treguan solidaritet e të cilët punuan pa pushim.
“Duke iu falenderuar të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe punëtorëve mbështetës, zyrtarëve policorë, kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, zyrtarëve komunal, ministrave dhe partnerëve nga BE e SHBA ne jemi duke u përpjekur të parandalojmë shpërndarjen e virusit”, ka shkruar Vitia./ Gazeta Sinjali/