Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me udhëheqësin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ku është diskutuar për situatën epidemiologjike, procesin e vaksinimit masiv, transmeton Sinjali.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se në Kosovë ka rënie të dukshme të rasteve të vdekjes dhe hospitalizimeve që tregojnë se situata epidemiologjike është e mirë për momentin.
Vitia është shprehur i shqetësuar se përkundër rënies së numrit të infektimeve, Kosova nuk është në listën e udhëtimeve, duke kërkuar që Kosova të trajtohet barabartë me vendet e rajonit.
Në anën tjetër,Tomas Szunyog u shpreh i lumtur për përmirësimin e situatës epidemiologjike dhe në këtë takim palët janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit për përmirësimin dhe përforcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë./GazetaSinjali/