image Vitia falënderon BE-në për mbështetjen e ofruar në luftën kundër Covid-19

Kosovë

Pandemia/ Vitia falënderon BE-në për mbështetjen e ofruar në luftën kundër Covid-19

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka falënderuar shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, për mbështetjen e vazhduar që BE po jep në kohën kur vendi po përballet me pandeminë globale Covid-19.

Ai përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se shoqëria e Kosovës urgjentisht ka nevojë për një përgjigje të menjëhershme nga të gjitha autoritetet e Kosovës dhe vetëm me një frymë bashkëpunimi dhe solidariteti mund të tejkalohen së bashku efektet e pandemisë me koronavirus.

“Shoqëria e Kosovës, si shumica e atyre në Evropë dhe në mbarë botën, po përballet me një krizë të pashembullt shëndetësore që urgjentisht ka nevojë për një përgjigje të menjëhershme nga të gjitha autoritetet e Kosovës, e bashkërenditur me reagimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve të saj. Vetëm me një frymë bashkëpuni mi dhe solidariteti mund t’i kapërcejmë së bashku efektet e pandemisë COVID-19″, ka shkruar ministri Vitia.

Tutje, ai ka theksuar në veçanti rëndësinë e shtrirjes tek komunitetet më të ndjeshme dhe të izoluara, të cilët siç thotë ai janë të pa favorizuara sa i përket qasjes në shërbime thelbësore dhe furnizime me gjëra të nevojshme./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3334069796622720?__xts__[0]=68.ARAAzkz4B1U7zoSIyKs8KAkiaMsuO5TycjuutJtdnbLtvl3yMyh19UzVoTfYwkODTGwYA2fNWPtJmjjDUCvv1IKGrfWCYIKhfLRfsiF9mcGq1GwyA7tLd9M06GOAbmV-dqyD1lnmjuBv-iD13irU1y0y7uRTkMVY4iS6o-butrVeeSqyQBsIb9Dfo33VIFbN2TsbU2nmHH0495O4f_Ej75KfJz2SAqA6tCp5nW0SqRFsdwikkqB-qLC6ZMcFQckKUyvdmu12D2SWn3HII7JPqspCF7NTrRXrixmZOWbOp7C5GjD9DL2ZZOcn_hrLm6Hst6ep5LToDYiaS9L3eiyt19WndA&__tn__=-R