image Vitia: Asnjë aktivitet sportiv nuk do të fillojë para 2 qershorit

Sport/ Vitia: Asnjë aktivitet sportiv nuk do të fillojë para 2 qershorit

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për aktivitetet dhe garat sportive në vend të cilat janë anuluar për shkak të pandemisë.

Ai njoftuar se garat sportive në Kosovë nuk mund të nisin para 2 qershorit.

Ministri i Shëndetësisë, ka thënë se lidhur me këtë ka pasur takim me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Gjatë kësaj jave kemi pasur takime të shumta, jo vetëm me akterë të sportit por edhe me shumë akterë tjerë në mënyre se si ti qasemi dhe ti shohim këndvështrimet nga secila anë se si duhet t’i qasemi fazës së dytë të hapjes se si do të fillon të hënën”, thotë Vitia.

Sipas tij ka pasur mirëkuptim nga KOK-u dhe FFK-ja, për shkak të rrezikshmërisë që mund të bartin aktivitetet sportive.

“Një nga këto takime ka qenë me KOK-un dhe FFK-në, ku kemi diskutuar se kur mund të hapen disa nga aktivitetet sportive, të cilat në parim bartin rrezikshmëri më të ulët sesa disa aktivitet të tjera dhe gjatë këtij takimi, unë i falënderoj shumë edhe anëtaret edhe nga KOK-u edhe nga FFK, të cilët e kanë mirëkuptuar situatën dhe masat e deritanishme…. Mirëpo fillimi i garave, jemi dakorduar edhe atë ditë, atë natë në fakt edhe me mirëkuptimin e të gjithë të pranishmëve se fillimi i garave në asnjë aktivitet sportiv para fazës së tretë, që i bie para 2 qershorit”, deklaroi Vitia në konferencë./Gazeta Sinjali/