Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për gjendjen shëndetësore të të mbijetuarve në aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci.
Vitia në konferencën e mbajtur për media, tha se gjendja e të liruarve është stabile, ndërsa thotë se katër prej tyre kanë vendosur që të kthehen në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm.
“Nga ky aksident ka mbetur të vdekur 10 persona, fillimisht 43 kanë qenë të hospitalizuar. 28 veta janë liruar nga spitali, dhe 15 të tjerë po vazhdojnë trajtimin në Kroaci. Njëri nga pacientët është transferuar në spitalin e Zagrebit, fatmirësisht gjendja e saj është stabile dhe nevojitet edhe disa ditë që të 15 që po trajtohen atje janë në gjendje stabile, përveç dy personave që janë në Intenzivë. Njëri është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetë. 4 nga bashkatdhetarët tanë kanë vendosur që të kthehen në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm. Kurse 6 të tjerë pritet të lirohen ditëve në vijim”, tha Vitia.
“Shumica e të lënduarve janë me lëndime politraume me fraktura”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/