image Viti: Zyrtarja e bankës has në para të falsifikuara

Siguri

Viti: Zyrtarja e bankës has në para të falsifikuara

news image

Punëtorë si në market ashtu edhe në banka pothuajse çdo ditë janë duke hasur në para të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe të hënën, ku një zyrtare e bankës “NLB” në Viti, ka raportuar në polici se ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë të 50 eurove e cila pas verifikimit në aparat ka rezultuar si monedhë e dyshuar e falsifikuar.

Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, kartëmonedhën e kanë konfiskuar policia. /Gazeta Sinjali/