image Viti, nuk i ndalet policit dhe duke ikur e godet atë me kamion

Siguri

Viti, nuk i ndalet policit dhe duke ikur e godet atë me kamion

news image

Në Ramnisht të Vitisë, një person është arrestuar, pasi që duke tentuar t’i ikë policisë e ka goditur me kamionin e tij një zyrtar policor, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, nga kjo goditje zyrtari policor ka marrë lëndime për të cilat ka pranuar edhe tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dëguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me kamionin e tij, nuk u është ndalë zyrtarëve policorë dhe gjatë tentimit për të ikur ka goditur me kamion zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton ndër të tjera Policia./Gazeta Sinjali/