image Viti i ri mbërrin në Kiribati dhe Zelanda e Re, nisin festimet

Botë

2020/ Viti i ri mbërrin në Kiribati dhe Zelanda e Re, nisin festimet

news image

Viti i ri 2020 ka mbërritur. Festimet kanë nisur në ishujt më të largët të Paqësorit, ku akrepat e orës kanë kaluar orën 12:00 të natës. Njerëzit në ishullin polinezian të Kiribatit ishin të parët që u futën në vitin e ri, ndërsa më pas u erdhi radha atyre në Zelandën e Re.

Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë për të mirëpritur 2020-n në Australi, ku festimet madhështore në Sidnei nuk janë anuluar, pavarësisht zjarreve masive që kanë tronditur shtetin-kontinent.

Festa do të vazhdojë në orët në vijim në mbarë globin, ndërsa festime madhështore janë programuar në Japoni, Korenë e Veriut, Tajlandë, Indi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusi, Angli, Brazil. Vendi i fundit që do të festojë ndërrimin e viteve do të jetë Havai.