image Viti 1999, Albright në Kosovë: Millosheviq duhet të përgjigjet për krimet e tij

Politikë

Viti 1999, Albright në Kosovë: Millosheviq duhet të përgjigjet për krimet e tij

news image

Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare.

Albright kishte vizituar disa herë Kosovën.

Ish- sekretarja e Shtetit e SHBA-së, kishte një vizitë në Kosovë pak muaj pas përfundimit të luftës (1999).

Gjatë kësaj vizite ajo u mirëprit me dashuri nga shqiptarët e Kosovës, derisa mori një pritje armiqësore gjatë një vizite në Graçanicë nga serbët lokal.

Albright pas takimeve me zyrtarët ushtarakë të KFOR-it ishte drejtuar turmës së njerëzve që menzi që prisnin ta shihnin.

“Për sa kohë që ju zgjidhni, Kosova do të mbetet shtëpia juaj”, kishte deklaruar Albright para rreth 2 mijë të pranishmëve.

Duke brohoritur “U-S-A”, masa përshëndeti Albright, të cilën e quajtën me dashuri “Nona”.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Bill Clinton, ku së pari shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e Amerikës në mandatin e dytë të Clintonit.

/GazetaSinjali/