image Visar Kastrati këtë javë do e shikojë Superligën nga shtëpia

Futboll

Visar Kastrati këtë javë do e shikojë Superligën nga shtëpia

news image

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e gjyqtarëve të ndeshjeve të javës së 11-të të Superligës së Kosovës, shkruan Sinjali Sportiv.

Në këtë listë nuk figuron emri i gjyqtarit më të komentuar të javës së kaluar, Visar Kastratit.

Pas gabimeve që bëri në ndeshjen Llapi- Drita, FFK-ja ka vendosur që këtë javë Kastrati ta shikojë Superligën nga shtëpia.

Ndeshjen mes Gjilanit e Llapit do ta referojë, Dardan Çaka, kurse atë Feronikeli – Ballkani, Alban Shala.

Genc Nuza do të jetë gjyqtar në ndeshjen, Trepça 89 – Drita./Sinjali Sportiv/