Rrethina e Heinzbergut është ndër më të prekur nga COVID-19 në Gjermani. Aty janë zhvilluar disa studime për pandeminë aktuale dhe janë marrë shumë informacione të rëndësishme për virusin Sars CoV2. Studimi i fundit jep të dhëna për një letalitet (vdekshmëri) shumë të ulët nga sa u prit dhe u përllogarit nga burime të tjera.
Koronavirusi nuk qenka aq vdekjeprurës sa pritej!
Ndërkohë që instituti amerikan Johns Hopkins paraqet sipas llogarive të tij dhe numrave që pretendon t’i këtë nga Gjermania vdekshmërinë në gati 2%. Një përqindje letaliteti e lartë kjo kur mendohet që përqindja e vdekjeve në përputhje me popullsinë ishte pak më shumë se 1%. (Në 2018 ndërruan jetë 25.000 persona nga influenca). Stafi i virologjisë së Bonit me në krye Professor Hendrik Streeck zbuloi pas një kërkimi në këtë zonë se letaliteti pra përqindja e vdekjeve të numrit të të infektuarve me Covid19 ishte 9,37%.
Prof. Strreck si dhe shkencëtarë të tjerë i koncentruan kërkimet e tyre në zonën e lartpërmendur që në fund të marsit. Kjo është zona ku pas një feste karnavalesh me 15 shkurt Sars CoV2 u përhap në masë e me hapa shumë të shpejtë. “Në këtë zone pati/ ka më së shumti të infektuar. 1000 persona nga 400 familje u testuan dhe u kontrolluan nga stafi kërkimor. Rezultoi që gati 15% e popullsisë së kësaj rrethine ishin infektuar me virusin Sars CoV2 dhe jo siç ishte deri tani hipoteza që nr. i të infektuarve duhej të ishte diku te 5%. Kjo është shumë e rëndësishme sepse tregon që 15% e popullsisë nuk mund të infektohet më me këtë virus. Pra përhapja e tij ngadalësohet dukshëm”, u shpreh Prof. Streeck gjatë deklarimeve të rezultateve të deritanishme.
“Virusi nuk qëndron/mbetet në trup!” – një rezultat tjetër ky i këtij Studimi. Gunther Hartmann i Uniklinik Bonn – pjesëtar i stafit të virologjisë se Bonit- u shpreh në konferencën e dhënë per shtyp se „..Ata që e mundin/ e kalojnë virusin Sars CoV2 një herë nuk infektohen më nga ai. Ky Virus nuk qëndron/ mbetet në trup.”. Pra trupi i njeriut arrin një imunitet përkundrejt këtij virusi. Në këtë mënyrë nëse 60-70% e popullsisë bëhen imun, virusi zhduket. Por Gunther Hartmann thekson se imuniteti ndaj virusit Sars CoV2 zgjat nga 6-18 muaj. Pra një imunitet total – që rrjedh si pasojë e një infektimi te popullsisë me virusin – duhet të ndodh në një kohe jo shume te gjatë..”
Ideja e lënies së popullsisë që të infektohet me qëllim arritjen e një imuniteti 60-70% ka vënë disa ekspertë në dy kahe, pro dhe kundër, pasi kjo do të sillte jo vetëm skena të rënda për njerëzit dhe për sistemin shëndetësor por dhe vdekje. Një nga rezultatet e studimit të Henzbergut i ka bere të qartë studiuesve të Sars CoV2 që duke mbajtur rregullat e higjienës ul shumë ndjeshëm përkeqësimin e infektimit nga ky virus. Pasi sasia e virusit të transportuar nga individi në individ është përgjegjëse për shkallën e infektimit e deri te numri i vdekjeve.
Martin Exner nga Instituti i Higjienës së universitetit në Bonn u shpreh se “të minimizohet koncentrimi i virusit në fjalë me qëllim që trupi të këtë mundësi ta luftojë dhe të krijohet një imunitet ndaj tij”.
Nën një disiplinë të popullsisë në lidhje me respektimin dhe mbajtjen e rregullave të higjienës mund të bëhet gradualisht një rikthim në jetën e mëparshme duke i dhënë fund karantinimit.
Kryeministri i Landit NRW deklaroi për shtypin se rezultatet e fituara nga studimi i Heinzbergut (studimi në fjalë i Universitetit të Bonit) janë faktorë shumë të rëndësishëm që do luajnë rol vendimtar në marrjen e vendimit në lidhje me situatë si dhe për një rikthim të mundshëm në ditë e ardhshme. Për hapa të mëtejshëm e deri për datën ne lidhje me hapjen e shkollave pritet e mërkura e javës që vjen për më shumë detaje. /NTV /Gazeta Sinjali/