image Virusi kinez dyshohet se ka arritur edhe në Zvicër, dy të shtruar në spitalin e Cyrihut

Virusi kinez dyshohet se ka arritur edhe në Zvicër, dy të shtruar në spitalin e Cyrihut

news image

Pas njoftimeve për dy rastet me infeksione në Francë dhe një rasti të dyshuar në Austri, coronavirusi tani mund të ketë arritur në Zvicër.

Kështu shkruan mediumi zviceran 20minuten.ch, sipas të cilit, aktualisht dy persona janë duke u trajtuar në Spitalin Triemli të qytetit të Cyrihut, për të cilat nuk mund të përjashtohet se janë të prekur nga sëmundja e re e mushkërive.

Kjo është konfirmuar edhe nga menaxhmenti i spitalit të Cyrihut.

“Dy persona aktualisht po ekzaminohen në Spitalin e Qytetit Triemli, të cilët tregojnë shenja të infeksionit, pas një qëndrimi në Kinë. Dy personat në fjalë janë në karantinë për shkak se Coronavirusi mund të jetë shkaku i simptomave të tyre krahas patogjenëve të tjerë konvencionalë”.

Spitali i Qytetit Triemli është i përgatitur mirë dhe posaçërisht ka përvojë në trajtimin e pacientëve që mund të jenë bartësit e një patogjeni të ri, të panjohur më parë.

Nga spitali thonë më tutje: “Masat e zakonshme dhe të provuara të sigurisë përdoren edhe në këtë rast. Nuk ka asnjë rrezik për pacientët e tjerë ose për punonjësit e spitalit”. /Gazeta Sinjali/