image Virologu italian: Në vjeshtë koronavirusi mund të bëhet si grip

Botë

Virologu italian: Në vjeshtë koronavirusi mund të bëhet si grip

news image

Presidenti i Shoqatës Italiane të Virologjisë, Arnaldo Caruso, ka theksuar se agresiviteti i koronavirusit po bie dhe në vjeshtë mund të bëhet si grip.

Duke folur për mediet italiane, virologu Caruso deklaroi se maskat dhe distancomi social mund të mos jenë më të nevojshme, për shkak se koronavirusi po përshtatet dhe po bëhet më pak i rrezikshëm për njerëzit.

“Maska dhe distancimi social nuk mund të jenë më të nevojshme, kjo për shkak se virusi po përshtatet dhe po bëhet më pak i rrezikshëm për njerëzit, edhe pse për momentin nuk është e mundur të përjashtohen shkaqe të tilla si efekti i temperaturës së lartë”, shprehet ai.

Më tej, virologu u ndal edhe të vala e dytë e virusit, që është paralajmëruar të shpërthejë në vjeshtë, duke thënë se ajo do të shfaqet i padëmshëm dhe jo agresiv.

“Virusi mund të ketë rekombinime të mëtejshme dhe të shfaqet më i padëmshëm ose agresiv. Në përgjithësi, megjithatë, ai mund të vdes dhe me të vërtetë mund të bëhet si grip”, shton virologu. /Gazeta Sinjali/