image Violinistja i ‘qetëson’ banorët e tmerruar nga bombardimet në Ukrainë

Botë

Violinistja i ‘qetëson’ banorët e tmerruar nga bombardimet në Ukrainë

news image

Violinistja dhe mësuesja Vera Lytovchenko ka organizuar një teatër në bodrum ku ka luajtur me violinën e saj për banorët e tjerë të Kharkivit që janë tmerruar nga bombardimet e forcave ruse.

Lytovchenko tha se është frymëzuar duke parë një nga studentët e saj duke luajtur në një strehë të improvizuar në fillim të pushtimit rus të Ukrainës.

“Ishte shumë e vështirë të luash dhe të mendosh për diçka që nuk ishte luftë. Por vendosa të bëj diçka”, tha Lytovchenko, raporton Guardian News.

“Ne jemi bërë një familje në këtë bodrum dhe kur luaja ata qanin. Ata harrojnë luftën për disa momente dhe mendojnë për diçka tjetër”.

/GazetaSinjali/