Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, këtë fundjavë ka ardhur në Kosovë për të marrë më shumë njohuri mbi situatën e djeshme të nisjes së punës së tre kryetarëve të rinj në ndërtesat zyrtare komunale.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Cramon njoftoi se do të takohet me zyrtarët e qeverisë, ata të NATO-s e KFOR-it, si dhe përfaqësuesit serb të pjesës veriore në Mitrovicës.
Cramon ndër të tjerash ka dënuar dhunën dhe veprimet në veri, teksa ka shtuar se nevojitet përmbajtja nga të gjitha palët dhe angazhim i plotë ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja.
Ajo ka ofruar mbështetje të plotë për Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij për tu zbatuar marrëveshjet e arritura.
Postimi i plotë:
Duke filluar vizitën time në #Kosovë me përfaqësuesit e #OSHC-ve dhe #mediave për të marrë njohuri mbi situatën e djeshme në #veri dhe zhvillimet aktuale përpara se të takohem me zyrtarët e qeverisë, @NATO_KFOR @EULEXKosovo & përfaqësuesit dhe #serbët e Kosovës në Mitrovicë.
Dënoj dhunën dhe veprimet në veri.
Nevojitet përmbajtja nga të gjitha palët dhe angazhimi i plotë ndaj Dialogut të udhëhequr nga #BE, si dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura.
Mbështetje e plotë për @MiroslavLajcak në përpjekjet e tij.