image Viola von Cramon: Po përpiqemi në maksimum që Kosova të marrë liberalizimin e vizave

Politikë

Viola von Cramon: Po përpiqemi në maksimum që Kosova të marrë liberalizimin e vizave

news image

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një konference për media ka deklaruar se po janë duke bërë përpjekje në maksimum që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.

Ajo gjatë fjalimit ka potencuar se dëshirojnë që Qeveria e Kosovës të jetë e suksesshme sa i përket reformave të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Viola von Cramon ka folur edhe sa i përket popullatës në veri të Kosovës, e cila tha se nuk është e interesuar për tensione.

Të gjithë ne jemi të prekur nga situata në Ukrainë. Unë nuk shohë ndonjë paralele në bazë të gjendjes në Moskë dhe asaj në Beograd. Kemi parë demonstrata në Beograd që ka qenë në mbrojtje të Rusisë dhe kjo ka qenë irrituese për ne. Kur flet me popullatën në veri e kupton se ata nuk duan tensione, nuk kanë interes që të kenë provokime”, tha ajo gjatë fjalimit të saj në konferencë.

/GazetaSinjali/