image Viola von Cramon bën thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Supreme

Kosovë

Viola von Cramon bën thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Supreme

news image

Raportuesja për Kosovën në parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ju ka bërë thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Supreme për Albin Kurtin.

Përmes një shkrimi në Twitter, von Cramon shkroi se në ditën e zgjedhjeve, një mision i ekspertëve të zgjedhjeve nga BE do ndjekë procesin në Prishtinë.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për ndalimin e Albin Kurtit nga kandidimi në zgjedhjet e parakohshme, unë dua të theksoj se të gjitha partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e kësaj gjykate, dhe shpresoj se do bëjnë një fushatë të drejtë në javët e ardhshme. BE do t’i ndjekë këto zgjedhje të parakohshme me një mision të ekspertëve në Prishtinë”, shkroi ajo në Twitter./Gazeta Sinjali/