image Viktimat e dhunës në familje në Prishtinë do të përfitojnë nga 500 € në muaj

Sociale

Viktimat e dhunës në familje në Prishtinë do të përfitojnë nga 500 € në muaj

news image

Viktimat e dhunës në familje nga viti i ardhshëm do të përfitojnë nga 500 euro në muaj. Kështu ka thënë Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Prishtinë, Adelinë Sahiti duke thënë se kjo mbështetje financiare bëhët për strehim të viktimave të dhunës në familje, për kushte të jetesës si dhe për fëmijë.

“Ky vendim i ka tri shtylla të tij, tri mbështetje financiare në pako prej 500 euro e të cilat përfshinë strehimin për viktimat e dhunës në familje, strehimi i cili mbulon deri në 250 euro për një viktimë e dhunës në familje, banimin e saj, gjetjen e qerasë. E pastaj pjesa tjetër 150 euro për ato të cilat nuk janë pjesë e skemës sociale për kushte të jetesës për veshmbathje e gjëra ushqimore të tilla dhe 50 euro për një fëmijë”, ka thënë ajo në një intervistë për Ekonomia Online.

Ajo gjithashtu tha se është hera e parë që bëhet një mbështetje e tillë, duke potencuar se nga janari i vitit në vijim presin aplikimet në bazë të kritereve që kanë vendosur.

“Është hera e parë që bëhet një ndihmesë e tillë, më herë nuk kemi pasur, unë e thashë që kemi pasur strehimore deri në 6 muaj dhe pastaj ajo është dashur t’ia bëje zgjidhjen vetes duke e pasur parasysh këtë situatë ne kemi reaguar në mes këtij vendimi dhe duke pasur parasysh se qendra për Punë Sociale është dera e parë pas raportimit në polici që e bënë viktima, atëherë është punëtori sociale i cili e bënë, duhet të jetë pjesë e gjithë procedurës nga marrja në intervistë e viktimës deri tek vendosja në vazhdimësi ecuria se si po akomodohet dhe gjendja e saj shpirtërore emocionale e saj dhe çka mund të bëjë mirë ne e kemi pa të udhës dhe e kemi marrë vendim që po besoj që ka hy në fuqi dhe nga janari i vitit tjetër ne presim aplikimet e para me seri kriteresh që t’i përmbushin”, tha ndër të tjera Sahiti.

Sahiti gjithashtu është shprehur se ndërë kriterët për aplikim janë: një rast të hapur i cili duhet të ketë një vendim nga gjykata, duhet të kenë një raport për punë sociale, duhet të kenë certifikata të lindjes, që të jenë banore e Komunës së Prishtinës, duhet të kenë të noterizuar edhe vendin ku do të vazhdojnë të banojnë ku do ta gjejnë strehimin e tyre, dhe për të cilat janë të publikuara në faqen e Komunës së Prishtinës.

/GazetaSinjali/