Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mëngjesin e së enjtes ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në Aeroportin e Kukësit.
Rama derisa ka thënë se po merr formë terminali i ri për pasagjerët e që po bëhet dhe zgjatja e zgjerimit të pistës, ka theksuar se Aeroporti i Kukësit po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Ai thotë se projekti i këtij aeroporti do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e që do ta përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore. /Gazeta Sinjali/