image Vije komenti i Ministrisë së Financave dhe Transfereve për zhvendosjen e fotografisë së Thaçit

Kosovë

Sqarim/ Vije komenti i Ministrisë së Financave dhe Transfereve për zhvendosjen e fotografisë së Thaçit

news image

Sot në media u raportua se ministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi e ka larguar nga zyrja e tij fotografinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, duke e zëvendësuar me një orë muri, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky informacion është konfirmuar edhe nga zyrja për media e kësaj ministrie, të cilët kanë thënë se zhvendosja e fotografisë së presidentit Thaçi është bërë për shkak të riaranzhimit të zyrës.

Sipas tyre fotografia e presidentit nuk është larguar tërësisht nga zyrja, por vetëm është zhvendosur në një pjesë tjetër.

Para rreth një jave, edhe kryeparlamentja Vjosa Osmani me të marrë detyrën e kishte zhvendosur fotografinë e presidentit Hashim Thaçi duke e zëvendësuar me atë të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Për këtë veprim ajo është kritikuar nga PDK-ja, të cilët tash e dy herë nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit. /GazetaSinjali/