image "Vij aty të mbys..."/ Prindi i një nxënësi kanos drejtorin e një shkolle në Gjakovë

Siguri

“Vij aty të mbys…”/ Prindi i një nxënësi kanos drejtorin e një shkolle në Gjakovë

news image

Prindi i një nxënësi dyshohet se e ka kërcënuar drejtorin e shkollës “Ylli Morina”, në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë i kanë thënë Sinjalit se prindi i nxënësit dyshohet se sot rreth orës 16:00 e ka kërcënuar përmes telefonit drejtorin e shkollës, të cilin po ashtu e ka ofenduar me fjalët: “Ta q… familjen, nonen e baben, vij aty të mbys, ki e pa çka ka me të gjetë”.

Këto burime bëjnë të ditur se prokurori i rastit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti “Kanosje”.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë./GazetaSinjali/