Sot rreth orës 15:00, është vjedhur një veturë në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të policisë në Prishtinë, Daut Hoxha.
“Me datë 10.06.2020 rreth ors 15:10 ne Rr.Fahri Fazliu-Prishtinë është raportuar një rast, vjedhje e automjetit”, njofton policia.
Më tutje Hoxha për Sinjalin ka thënë se vetura e parkuar për një kohë të shkurtër para një lokali, është vjedhur në kohën kur pronari i veturës ka zbritur për të blerë diçka.
“Dyshohet se automjeti i ankuesit me targa vendore ka qenë i parkuar për kohë të shkurtër në një parking të një lokali dhe derisa ankuesi ka kryer shërbimin në lokal, person/a i dyshuar ka hyrë në automjetin e tij dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Policia e Kosoves ka dal në lokacion dhe njësitet kompetente janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, ka thënë Hoxha për Gazetën Sinjali.