image Hajnat futen brenda "Viva Fresh", vjedhin mbi 10 mijë euro

Siguri

Hajnat futen brenda “Viva Fresh”, vjedhin mbi 10 mijë euro

news image

Po vazhdojnë vjedhjet e rënda kudo në Kosovë. Një vepër e tillë raportohet se ndodhi dje në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali përmes burimeve të saja në Polici mëson se vjedhja ndodhi në marketin “Viva Fresh” në fshatin Sllatinë.

Aty gjatë natës persona të panjohur kanë depërtuar në market dhe kanë thyer arkën.

Brenda arkës mësohet se ndodheshin para të gatshme në vlerë prej 7 mijë euro dhe cigare në vlerë prej 5 mijë euro.

/Gazeta Sinjali/