COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Vodhi para bamirësie në Kryqin e Kuq, arrestohet një person në Prizren

news image

Një person është arrestuar pasi i njëjti kishte depërtuar me forcë në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhur një kuti qelqi në të cilën kishte pasur para për qëllime bamirësie, njofton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje (25 mars), në rrugën Ekrem Rexha në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me përdorim force kishte depërtuar në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi në të cilën kishte pas para për qëllime bamirësie vlera e të cilave nuk dihet”, thuhet në raportin e PK-së.

 Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin