Makina antike e ish-liderit sovjetin, Stalin, e tipit ‘ZIS-115’, limuzinë e blinduar, është vjedhur në Moskë.
Limuzina e Stalinit vlerësohet të jetë me vlerë rreth 2.8 milionë dollarë. Ngjarja, e cila ndodhi brenda natës në veri të kryeqytetit të Rusisë, është raportuar nga media sociale, BAZA.
Automjeti antik, u vodh nga gjashtë persona që u futën brenda garazhës ku ruhej dhe e morën ‘ZIS-115’, me peshë rreth 4.2 ton, me një kamion tërheqës.
Makina ishte e blinduar dhe e aftë t’i rezistojë një plumbi të kalibrit të lartë nga një distancë prej 25 metrash./Gazeta Sinjali/