image Vidhet busti i shkollës “Emin Duraku” në Gjakovë

Kosovë

Policia/ Vidhet busti i shkollës “Emin Duraku” në Gjakovë

news image

Persona të panjohur kanë vjedhur sot bustin e shkollës “Emin Duraku” në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:20 minuta, ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e policisë të cilat janë duke u marr me rastin.

“Me datë 03.01.2020, në ora 12:20, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion për një rast vjedhje të ndodhur në rrugën ,, Elton Zherka” respektivisht në shkollën e mesme të ulët “Emin Duraku”. Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me drejtorin e shkollës i cili ka raportuar se persona të pa njohur kanë vjedhur bustin e kësaj shkolle, vlera e dëmit sipas ankuesit është e konsiderueshme”, ka thënë Podrimaj për Gazetën Sinjali.

Sektori i hetimeve nga stacioni policor në Gjakovë ka iniciuar rastin “Vjedhje e rëndë” dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po bëhen hetime intensive për ndriçimin e rastit. /Gazeta Sinjali/