Disa persona të panjohur kanë vjedhur para nga arka e një xhamie në fshatin Malishevë në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, bëhet fjalë për shumën prej 50 eurosh.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 dhe në vendin e ngjarjes ka dalë policia.
“Fsh. Malishevë – Gjilan 20.06.2020-23:00. Është raportuar se persona te panjohur kishin hyrë në objektin fetar (xhami) dhe nga arka kishin vjedhur 50€. Njësiti policor ka dalur në venin e ngjarjes, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/