image Videoja me dëshminë e pacientes që dyshohet se u sulmua nga drejtori i Klinikës Torakale, Saudin Maliqi

Kosovë

Ekskluzive/ Videoja me dëshminë e pacientes që dyshohet se u sulmua nga drejtori i Klinikës Torakale, Saudin Maliqi

news image

Gazeta Sinjali ka siguruar videon nga dëshmia e pacientes që dyshohet se u godit nga mjeku, Saudin Maliqi me derën e veturës së tij.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17.30, në parkingun e spitalit “Euromed”, ndërsa pas incidentit, viktima e kishte raportuar rastin në stacionin e Policisë në Fushë Kosovë, ku edhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Me këtë rast, në stacion ka arritur autoambulanca me ekipin mjekësor për t`ia dhënë ndihmën mjekësore. Në raportin e mjekut familjar i cili i kishte dhënë ndihmën e parë në stacionin e policisë në Fushë Kosovë e të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, rasti është regjistruar si ushtrim dhune.

Në videon që do ta shihni më poshtë shihen momentet e intervistimit të viktimës nga Suhareka (emër i njohur për redaksinë), e cila bën të ditur se si ka ndodhur ngjarja.

Gazeta Sinjali më herët raportoi ekskluzivisht për këtë rast për të cilin është deklaruar edhe mjeku Saudin Maliqi i cili  kishte mohuar se e ka sulmuar pacienten e tij përderisa e ka implikuar sigurimin e Spitalit “Euromed” në këtë incident.

Por, lidhur me këto pretendime, nga ky spital kanë bërë të ditur se nuk dijnë asgjë për rastin dhe se mjeku Saudin Maliqi nuk ka qenë në orar të punës qe tri ditë. /Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=S_v7tY5XEZ4&feature=youtu.be