Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, dyshohet se synoi një anëtar të stafit të Veronës duke treguar gishtin e mesit gjatë ndeshjes Lazio – Verona, ku skuadra e trajnerit italian triumfoi 2:0.
Skuadra laciane kaloi në epërsi përmes Ciro Immobile disa minuta para se Sarri thuhet se u përplas me një anëtar të stafit të Veronës në minutën e 73-të.
Sipas DAZN, Sarri debatoi me menaxherin e ekipit të Veronës, Francesco Marroccu, një ish-mesfushor i Parmës, Torinos dhe Veronës.
Imazhi i Sarrit që tregon gishtin e mesit është bërë shpejt virale në rrjetet sociale.
#Sarri #LazioVerona @SerieA pic.twitter.com/jiiVmBE6kj
— CiccioBuonfi ????❄️????????⚓️????????????⚙️⚔️????????????????✏️???????? (@CikBuon) September 11, 2022
Ish-trajneri i Napolit dhe Juventusit u përfshi në një incident të ngjashëm në vitin 2018, kur bëri të njëjtin gjest ndaj një grupi tifozësh të Zonjës së Vjetër nga autobusi i ekipit të Napolit ndërsa po arrinte në Allianz Stadium për një ndeshje kyçe të Serisë A, e fituar përfundimisht nga Napoli.
Lazio mundi Veronën 2-0 këtë mbrëmje, me Luis Alberto që shënoi golin e dytë në fundin e ndeshjes.