image VIDEO: Rrahja e disa personave gjatë ditës së sotme në Prishtinë, dy persona u dërguan në spital

Siguri

VIDEO: Rrahja e disa personave gjatë ditës së sotme në Prishtinë, dy persona u dërguan në spital

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme raportoi për një rrahje mes disa personave e cila ndodhi pasditen e sotme në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Jakov Xoxa”.

Sinjalizues për Gazetën Sinjali kanë bërë të ditur për redaksinë se ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 dhe konflikti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Burime të Sinjalit nga emergjenca treguan se nga përleshja mbetën të lënduar dy persona, të cilët kërkuan tretman mjekësor, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda në fytyrë.

Sinjali ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, i ndodhur sot pasdite.

/GazetaSinjali/