Në emisionin “Opinion” është publikuar sonte, për herë të parë në media, video e frikshme e atentatit ndaj Bledar Birçajt në Vlorë, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash, paradite te zona e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.
Siç shihet në video, një makinë Benz CLS ndalon në rrugë, ndërsa drejt vjen një makinë e zezë. Pas saj ishte BMW X5 ngjyrë gri të cilën po e drejtonte Bledar Birçaj.
Dy atentatorët kanë dalë nga vetura dhe e kanë qëlluar me armë automatike, duke e lënë të vdekur në vend.
Pasagjeri i mbijetuar del me vrap nga makina dhe largohet./Gazeta Sinjali/