image VIDEO/ I riu shqiptar kap sëpatën dhe shkatërron makinat e grekëve, kërcënon edhe policinë

Rajon

VIDEO/ I riu shqiptar kap sëpatën dhe shkatërron makinat e grekëve, kërcënon edhe policinë

news image

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, për shkak të veprimeve të tij të paprecedenta në Pagrati.

I riu shqiptar në një video të publikuar në mediat greke, shihet me një sëpatë në dorë teksa shan dhe kërcënon qytetarët dhe oficerët e policisë.

Autori ka shkaktuar dëme në zonën e Pagratit me sëpatë në makina në lëvizje dhe ka kërcënuar këdo që i ka dalë para, shkruan abcnews.

Policia është thirrur nga banorët e zonës dhe në një kohë shumë të shkurtër ka shkuar në vendngjarje.

Ata i kërkuan të hidhte sëpatën , por ai i ofendoi dhe i kërcënoi. Pas disa minutash, policia ka mundur që ta neutralizojë shqiptarin dhe ta vërë në pranga. Atij iu gjetën një sëpatë si dhe një thikë rreth 29 cm e gjatë.

/GazetaSinjali/