image Video e re e tërmetit me magnitudë 7.8 në Turqi: 70 sekondat e tmerrit, toka “kërcen” pa u ndalur

Evropë

Video e re e tërmetit me magnitudë 7.8 në Turqi: 70 sekondat e tmerrit, toka “kërcen” pa u ndalur

news image

Një video rrëqethëse nga Turqia, e publikuar së fundmi tregon intensitetin dhe kohëzgjatjen e tërmetit shkatërrues që goditi vendin në orët e para të datës 6 shkurt.

Videoja është kapur nga një kamera sigurie në shtëpi dhe tregon se si toka u drodh për 70 sekonda.

Makinat lëvizin si të ishin prej kartoni, ndërsa toka vijon dridhet.

Regjistrimi ndalon befas, pasi në sekondat e fundit dridhja bëhet edhe më e fortë duke bërë që kamera të bjerë dhe të thyhet.

Më shumë se 21,000 persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter që goditi të hënën dhe punonjësit e shpëtimit tani po garojnë me kohën për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesave të shembura në kushte të vështira për shkak të dimrit.

View this post on Instagram

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

/GazetaSinjali/