image Vezë të fërguara me spinaq dhe domate

Receta/ Vezë të fërguara me spinaq dhe domate

news image

Një mëngjes ideal dhe shumë i shpejtë, është receta me vezë të fërguara me spinaq dhe domate.

Kjo recetë përgatitet për 10 minuta si dhe është e paraparë të shërbehet për dy persona.

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj, 3 domate, 4 vezë, 4 lugë gjelle kos, 175 gr spinaq (gjethe të reja), 1/3 filxhan kafeje borzilok dhe ujë.

Përgatitja:

Vendosni një tigan me vaj në zjarr në temperaturë mesatare dhe në të shtoni domatet e prera përgjysmë.

Ndërsa ato gatuhen, shtoni vezët në një enë me kos dhe i trazoni për disa minuta. Rregullojini me dy lugë gjelle ujë, piper të zi dhe borzilokun e copëtuar.

Largoni domatet nga zjarri dhe vendosini në një pjatë për servirje. Shtoni në po atë tigan edhe spinaqin e prerë dhe gatuajeni për disa minuta.

Ndërkohë në një tigan tjetër shtoni masën me vezë dhe skuqeni atë lehtë derisa të marrë një ngjyrë të artë.

Vendosni spinaqin dhe vezët e fërguara në pjatën ku keni edhe domatet./Sinjali/