Një recetë e shëndetshme, e thjeshtë në gatim dhe mjaft e shijshme për mëngjesin e së dieles.
Përgatitet për 15 minuta dhe masa e dhënë në këtë recetë është e paraparë për 1 person, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 30 gr kërpudha, 1/2 kokërr qepë, 2 vezë, 2 lugë gjelle qumësht (me 1.5 % yndyrë), 1 lugë gjelle salcë domatesh, 1 domate (e madhe), 1 lugë gjelle fara susami, 1 degë trumëz, 1 fetë bukë (thekre, e thekur), kripë dhe piper.
Përgatitja: Lani me kujdes kërpudhat, i pastroni dhe i prisni në feta të mëdha. Qëroni qepën dhe e prisni në kubikë. Lani mirë trumzën, e thani dhe i heqni fletët. Rrihni vezët, i hedhni trumzën e grirë, qumështin dhe salcën e domates. Shtoni kripë dhe piper. Nxeni vajin në një tigan të mbuluar dhe skuqni qepën në zjarr të ngadaltë. Pasi qepa të ketë marrë ngjyrën e floririt hedhni kërpudhat. I përzieni derisa të pinë lëngun.
Mbi kërpudhat hedhni masën e përgatitur nga përzierja e vezëve, qumështit trumzës dhe salcës së domates. E leni derisa veza të pritet. Përdorni një spatul për ta përzier dhe i shtoni pak susam. Lani domaten dhe e presni në 4 pjesë./Gazeta Sinjali/