image Vezë me tërshërë

Recetë/ Vezë me tërshërë

news image

Nëse dëshironi të përgatitni një mëngjes super të shijshëm, atëherë receta e vezëve me tërshërë është e duhura. Krahas që është e shijshme, ju do të ndiheni të ngopur deri në drekë.

Kjo recetë përgatitet për 12 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për një person, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit: 1 vezë (e plotë), 2 kokrra vezë (të bardhat),1/2 gotë uji tërshërë (në formë rrumbullake) dhe 56 gr qumësht (i skremuar).

Përgatitja: Shtoni të gjithë përbërësit në një tas dhe përziejini mirë.

Lyeni me pak yndyrë një tigan që nuk ngjit. Hidhni të gjithë përbërësit, siç do të bënit me vezët e zakonshme. Kur masa të arrijë formën e dëshiruar, pak të lëngshme apo të thatë tërësisht, hiqeni nga flaka dhe vendoseni në pjatë.

Ka shumë mënyra se si t’i shtoni shije si me barishte apo erëza apo ta bëni të ëmbël me mjaltë, manaferra, banana, kanellë etj./Gazeta Sinjali/