Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, të cilat po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një veprim tillë është kapur sot, nga kamera e një sinjalizuesi, në Prishtinë, afër Doganës, ku shihen disa vetura duke e rrezikuar trafikun, pasi hyjnë gjatë kohës kur semafori është i kuq.
Nga pamjet shihen disa vetura duke pritur në të kuqen në kohën kur ana e kundërt e ka dritën e gjelbër.
“Kerkoj nga organet përkatëse le te merren ca me këtë punë ngase duhet respektuar rregullat e komunikacionit te cilat janë në te miren e të gjithëve” thotë sinjalizuesi. /GazetaSinjali/