image Veturat rrëshqasin jashtë rrugës në magjistralen Prishtinë-Pejë

Kosovë

Veturat rrëshqasin jashtë rrugës në magjistralen Prishtinë-Pejë

news image

Kushtet e ndryshueshme atmosferike gjatë ditës së sotme kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugët e vendit.

Si pasojë e reshjeve të shiut në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ardhur edhe deri te rrëshqitja e veturave nga rruga.

Të paktën dy vetura kanë përfunduar jashtë rrugës, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale ose të lënduar, derisa janë krijuar edhe kolona të automjeteve./Gazeta Sinjali/