Kushtet e ndryshueshme atmosferike gjatë ditës së sotme kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugët e vendit.
Si pasojë e reshjeve të shiut në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ardhur edhe deri te rrëshqitja e veturave nga rruga.
Të paktën dy vetura kanë përfunduar jashtë rrugës, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.
Për momentin nuk raportohet për dëme materiale ose të lënduar, derisa janë krijuar edhe kolona të automjeteve./Gazeta Sinjali/