Tashmë edhe veturat e Ford do të jenë të pajisura me sistemin operativ Android.
Kjo pajisje do të fillojë nga viti 2023, pasi që marrëveshja në mes kompanive është arritur.
Ford dhe Google thanë se si pjesë e bashkëpunimit do të krijojnë një grup bashkëpunimi të quajtur Team Upshift i cili do të zhvillojë eksperienca dhe shërbime të reja konsumatore bazuar në Android Automotive.
Një gjë të ngjashme e bëri edhe Volvo në vitin 2017, ku përfshiu aplikacionet e Google si Play Store, Google Assistant dhe Google Maps./Gazeta Sinjali/