Thyerja e rregullave të trafikut është bërë e shpeshtë, mirëpo është rritur edhe numri i raportimeve për to, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi, një sinjalizues ka dërguar disa fotografi në adresë të Sinjalit, ku shihet se një veturë zyrtare (3Z-246-11) është parkuar në hapësirën ku duhet të kalojnë këmbësorët, përkatësisht në vendkalimin për këmbësor.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Ky sinjalizues ka thënë se parkimi i kësaj veture në zebra, ia ka pamundësuar kalimin e rrugës atij dhe depërtimin e karrocës së fëmijës.
“Vetura zyrtare në foto, ma pamundësojke kalimin me karrocën e bebes“, ka thënë sinjalizuesi.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/