image Vetura u bë 'llom', pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova' ku humbi jetën një person

Siguri

Vetura u bë ‘llom’, pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku humbi jetën një person

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më herët për një aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova me ç’rast një person ka humbur jetën.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi se ku ka ndodhur aksidenti ku shihet se vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë tonë, vetura ka dalur jashtë rrugës dhe ka përfunduar në ara.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident).

Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

/GazetaSinjali/