image Humb jetën një person dhe lëndohen katër të tjerë në një vetaksident të rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Siguri

Humb jetën një person dhe lëndohen katër të tjerë në një vetaksident të rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

news image

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidentit të rëndë trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se vetura që u përfshi në aksident ka përfunduar jashtë rrugës.

/GazetaSinjali/