Ky model Ford është përmendur shumë në publik gjatë viteve të fundit.
Ford Mustang ishte dhe mbetet një kupë e preferuar sportive, jo vetëm në Amerikën e Veriut, por mbarë botën. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të jetë për t’u habitur që sot, kur ai feston ditëlindjen e tij të 57-të, përsëri fiton titullin e modelit më të shitur sportiv në botë, transmeton Telegrafi.
Ai fitoi titullin për të gjashtin vit radhazi dhe në vitin 2020 ai pati sukses falë 80,577 njësive të shitura dhe një pjese të tregut mes makinave sportive prej 15.1%, që është një rritje e lehtë krahasuar me 2019 dhe një pjesëmarrje prej 14.9%.
Në të njëjtën kohë, shitjet totale u zvogëluan për shkak të pandemisë, sepse ajo përfundoi 2019 me mbi 102,000 kopje.
Siç pritej, tregu më i njohur i Mustang janë Shtetet e Bashkuara me 61,090 makina të shitura, dhe është më i dashur në Teksas. /Gazeta Sinjali/